‘Lali Leku’ lë pa gjumë Komunën e Parisit, ‘aksion’ gjatë natës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 10:59

Betonieret, punimet e vazhdueshme në rrugë dhe ndotja e vazhdueshme akustike edhe gjatë orëve të mbrëmjes, janë kthyer në një makth për banorët e Tiranës.

Qytetarët e zonës së Komunës së Parisit, një nga zonat me dendësinë më të madhe të kryeqytetit e kanë të pamundur të flenë pasi Bashkia nis punimet në një nga rrugët kryesore të lagjes, sapo bie mbrëmja.

Puninet në rrugën “Hiqmet Delvina”, ku është planifikuar ndërtimi i një pedonale, janë kthyer në mankth për banorët, pasi betonieret dhe makineritë po heqin asfaltin ekzistues dhe po gërryejnë rrugën gjatë natës, kohë kur qytetarët duhet të pushojnë.

“Më falni por a është normale që në orën 2 e 30 të mengjesin ndotja akustike dhe ajo mjedisore të jenë të pranishme në këtë orar kut qytetarët janë duke fjetur”, pyet një qytetar në denoncimin e dërguar në redaksinë tonë.

“Në këtë lagje, rruga do të rregullohet pasi është projektuar një pedonale. Kjo është gjë e mirë por të bëhen punime në mëngjes, nuk është e drejtë sepse ka zhurme dhe ndotje mjedisore të madhe”, thekson ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit