Ofroi 99% të fondit limit, pronari i BOLV OIL merr 800 MLN nga Admir Abrija

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.09.2023, 21:54

Admir Abrija është aktualisht drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky post i lejon që të bëjë tendera sa herë ta shohë të arsyeshme duke shpërdoruar paratë e taksapaguesëve shqiptarë pa limit.

Themi kështu pasi ky individ është denoncuar shumë herë për tenderat e dyshimta që ka organizuar në krye të këtij institucioni. Dhe ja ku na vjen tashmë edhe “perla” e radhës. Abrija i burgjeve ka orgnaizuar një tender me numër reference REF-76413-07-31-2023. Objekti i tij është “Blerje automjete të reja të tipit autoburgje” dhe ka si fond limit vlerën 64,524,781 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të reja përfshirë TVSH.

Këtë tender Abrija ia ka dhënë pronarit të BOLV OIL, Behar Çukaj. Nëse do të shohim dokumentat që shoqërojnë këtë procedurë shikohet se në garë kanë hyrë vetëm dy kompani. Por vlerat e ofruara prej tyre janë shumë të ngjashme duke ngjallur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një garë të manipuluar.

Siç dihet, nëse ofertat e një tenderi janë të ngjashme midis tyre, ka dyshime për bashkëpunim dhe për fitues të paracaktuar që para garës. Kështu, Admir Abrija ka shpallur fitues të tenderit kompaninë e Behar Çukajt, B O L V – O I L SHA për një vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Admiri do të blejë plot 10 automjete të reja tip autoburg me një kosto rreth 72 mijë euro copa. JO vetëm kaq por oferta e shpallur fituese rezulton të jetë sa 99% e fondit limit. Një dyshim i pastër ky se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit