Konfiskohet një minibus nga Shqipëria në vendkalimin kufitar Tabanoc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2023, 10:43

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një minibus me targa të Shqipërisë pasi në pikën kufitare “Tabanoc” gjatë kontrollit është gjetur një pjesë e projektuar posaçërisht për fshehjen e mallrave.

Nga Doganat thonë se minibusi bënte transport të jashtëligjshëm të pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.

“Rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc nga inspektorët doganor të ekipit mobil të Departamentit për kontroll dhe hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit.

Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për konfiskimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana”, thuhet një njoftimin e Doganave të Maqedonisë.

Ky është rasti i dytë brenda një jave të konfiskimit të automjeteve në të cilën janë kapur duke fshehur mallra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit