Veliaj vjedh dhe tek uniformat, fituesi ofroi 98% të fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.09.2023, 22:08

Erion Veliaj është padyshim një ndër hajdutët më të mëdhenj të fondeve publike. Por shikoni pak se deri ku shkon makutëria e tij me vjedhjet. Pas qindra tenderave abuzivë me punët publike, ai manipulon edhe tenderat që kanë të bëjnë me uniformat e Policisë Bashkiake.

Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-76673-08-02-2023 dhe ka si objekt “Blerje uniforma dhe veshje të tjera speciale”. Fondi limit i tij është caktuar në vlerën 15,832,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 190 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ku qëndron abuzimi? Nëse shikojmë dokumentacionin që shoqëron këtë tender vihet re diçka mjaft e dyshimtë. Në tender kanë marrë pjesë dy kompani. Nga këto njëra ka fituar ndërsa tjetra ka marrë pjesë duke ofruar zero lekë. Shikoni pak se sa i dyshimtë është ky veprim. Përse një kompani duhet të marrë pjesë në një tender dhe të mos ofrojë asnjë shifër? Përgjigja merret me mend lehtë.

Sepse tenderi është një farsë dhe se fituesi dihej që në krye të herës, para se të bëhej tenderi. Fituese është shpallur Vojsava Zenelaj me ofertën e saj prej 15,488,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 185 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Pra fituese është shpallur ajo që ka dhënë ofertë, ndërsa pjesëmarrësi tjetër ëhstë futur në garë sa për numër.

Dyshimet se Veliaj ka abuzuar rëndshëm shtohen akoma më shumë nëse analizojmë duke bërë krahasimin mes shifrës fituese dhe fondit limit të tenderit. Rezulton se fituesi ka ofruar sa 98% e fondit limit. Të gjitha këto veprime janë të denja për SPAK por siç kemi thënë shpesh duket se ky institucion ka një frikë të pashpjegueshme për t’u marrë me vjedhjet e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit