Tonin Marinaj jep 600 milionë pa garë për MICULIN

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.09.2023, 21:48

Tonin Marinaj duket se ka filluar një sezon intensiv këto ditë përsa i përket organizimit të tenderave. Por ka një problem. Këto tendera janë të gjithë të dyshimtë dhe të denjë për SPAK. Ndonëse Bashkia e malësisë së Madhe ka probleme pafund për të zgjidhur, duket se kryetari i saj e ka mendjen vetëm për të mbushur xhepat.

Në rastin konkret Tonin Marinaj ka dhënë plot 600 milionë lekë të vjetra pa garë në një tender që mban era pranga. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-76322-07-28-2023 dhe me objekt “Rikonstruksion i shkollës Muhamet Hasmuja, Ktosh”.

Për këtë është caktuar një fond limit në vlerën 55,292,325 lekë të reja pa TVSH ose rreth 660 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë nëse studiojmë dokumentacionin e tenderit shohim qartë se si është vepruar.

Vihet re se kanë marrë pjesë në tender vetëm dy firma, përkatësisht fituesi dhe një garues tjetër që nuk ka dhënë asnjë ofertë. Pra ka hyrë në garë duke paraqitur vlerë zero. Kjo është një skemë tipike e ndjekur në tenderat shqiptarë ku fituesi është ditur që në fillim dhe dikush tjetër hyn në tender sa për numër.

Kjo shërben për të krijuar idenë e rreme se kemi të bëjmë me konkurrencë. Për rrjedhojë fituese është shpallur firma e vetme që ka dhënë ofertë. Bëhet fjalë për bashkimin e kompanive "MICULI" në pronësi të Gjergj, Antonjeta dhe Viktor Miculi dhe “EVEREST” në pronësi të Çupëve dhe Valterëve. Ata kanë ofruar shifrën 49,681,700 lekë të reja pa TSVH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo firmë ka ofruar shifrën 49,681,700 lekë të reja pa TSVH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse e krahasojmë me fondin limit, del se kjo ofertë është sa 90% e tij. Në këtë mënyrë dyshimet se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar, shtohen bindshëm. E vetmja pyetje që ngel është se sa para ka futur në xhep vetë Tonin Marinaj?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit