KRU “Prishtina” sot me aksion të madh për borxhlinjtë në këtë komunë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2023, 08:52

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të filloj nga ora 10:00.

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit