Mbetjet e ndryshme dhe koshat e tejmbushur janë parë prej disa ditësh në një zonat qendrore të Tiranës duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e kryeqytetit.
Në pamje të ndryshme që kanë mbërritur në redaksinë tonë, qytetarët ngrenë alarmin se në zonën përreth rrethrrotullimit të 21-it bashkia ka ndaluar së pastruari mbetjet prej disa ditësh.
“Ne ndodhemi të pallati i tatimeve në zonën e 21. Na mbytën mbeturinat dhe rrjetat e merimangave. Po na duket vetja si në Bangladesh dhe jo si në kryqytetin e "rregullt" të Erion Veliajt”, thotë një qytetar në denoncimin e dërguar në redaksinë tonë.
Ai e ka ndjekur këtë shqetësim nga dita në ditë, duke zbuluar se koshat e mbeturinave nuk janë zbrazur.
“Ndryshimi i vetën midis të dieles dhe të martën është se janë shtuar më shumë plehrat”, thotë qytetari.