Zjarri masiv ‘përpin’ ullishten, banorët në ‘aksion’ në Elbasan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.09.2023, 13:27

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Godolesh të Elbasanit duke alarmuar banorët. Sipas denoncimeve që kanë mbërritur në redaksionë tonë, flakët kanë përfshirë një ullishtë në zonë duke u përhapur me shpejtësi.

Videot nga vendngjarja tregon pemët e përfshria nga flakët ndërkohë që banorët punojnë për shuarjen e tyre por jo forca zjarrfikëse.

Shkaqet për shpëthimin e zjarrit nuk dihen ende por kushtet atmosferike janë bërë shkak për shpërthimin e disa vatrave kohët e fundit.

Zona e Godoleshit njihet për ullishtet e shpeshta duke e kthyet në një zonë të rrezikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit