Veliaj përndjek fëmijët në shkolla, letra që u erdhi 8 vjeçarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.09.2023, 12:21

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mund të ketë shkuar tanimë shumë larg me propagandën, duke u munduar të influencojë edhe fëmijët e klasave të para dhe të dyta.

Me nisjen e vitit akademik dhe hapjen e shkollave, bashkia e Tiranës duket se ka parë një “mundësi të artë” për të bërë propagandë për programin dhe punën e zotit Veliaj si kryebashkiak i kryeqytetit.

Në letër e gjatë ku përshkruhen “arritjet” e kryebashkiakut i është shpërndarë nxënësve të shkollës “Edith Durham” nga drejtoresha e këtij intitucioni arsimor. Në këtë letër Veliaj u shkruan ndër të tjera të vegjëlve se shkollat në Tiranë nuk kanë asnjë ndryshim nga shkollat në Europë, edhe pse sigurisht në vendet e unionit europian është e paimagjinueshme që fëmijët 8 vjec të marrin letra propagande nga kryebashkiakët. Kjo ndodh megjithatë në vende si Koreja e Veriut.

Sipas një denoncimi që ka mbërritur në redaksinë tonë, kjo letër iu është shpërndarë të vegjëlve me urdhër nga Bashkia.

“Kjo është letra që u është shpërndarë fëmijëve në klasën e dytë në shkollën Edith Durham. Shpjegimi i drejtoreshës ishte urdhër nga lart. Që kur fëmijët 8 vjeç duhet të informohen për investimet e bashkise?”, pyet denoncuesja drejtuar JOQ.

Kjo letër mban firmën e zotit Veliaj si dhe vulën e Bashkisë së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit