Vrasja e 30 vjeçarit në Podujevë dhe plagosja e gruas – gjithçka që dihet deri tani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 10:15

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në mesditë në Podujevë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.

“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka njoftuar të hënën zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nga Policia kanë deklaruar se po vijojnë punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Pas ngjarjes së rëndë në Podujevë, mësoi se i vrari është V.B i njohur me nofkën “Dhija”. Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.

Ndërkaq, në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Por, si ndodhi ngjarja?

Motivet në lidhje me rastin ende nuk dihen, teksa xhaxhai i viktimës thotë se i njëjti nuk kishte probleme më herët.

“Kanë qenë në mëngjes tek unë, kemi pi kafe me të dhe gruan e tij, më vonë shkuam te shtëpia e tij, më thirrën të shkoj të blej harq për shtëpi, unë dola deri në qytet. Nuk e di për çka u kon vrasja, nuk na ka tregu që ka pas me dikë problem. Allahu e di qysh do të kryhen këto raste, nuk kanë pas probleme më herët, edhe bashkëshortja është e familjes së mirë, edhe atë e kanë rrok plumbat, djali 4-vjeçar ka qenë afër tyre në momentin e ngjarjes”, ka deklaruar, xhaxhai i viktimës.

E për rastin ka folur edhe Arben Beqiri, shef i emergjencës në Podujevë.

“Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot. Personi ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e armës së zjarrit. Ndërkaq e plagosura është dërguar për tretman në QKUK. E njëjta gjendjen e ka pasur stabile”, ka deklaruar Beqiri.

E Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka njoftuar se viktima e plagosur në Podujevë po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa, lidhur me 30 vjeçarin që ka ndërruar jetë, tha se në vendin e ngjarjes e kishin gjetur pa shenja jete.

Hyseni tha se viktima që ka ndërruar jetë ka pasur plagë me armë zjarri.

“Në momentin kur kemi arrit në vend të ngjarjes, personi që ka qenë i shtrirë me gjakderdhje prej koke ka pas plagë me armë zjarri, ka qenë pa shenja jete. Ndërsa personi tjetër, femër, është plagosur me armë zjarri në bark në anën majtë, këtë e kemi dërguar me shpejtësi në Prishtinë, me shenja jetë, momentalisht është në gjendje të rregullt, vazhdon trajtimi atje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Turisti në Shkodër
    I pari në listë është turisti në Shkodër, i cili i vetëm mblidhte para për të ushqyer qentë e rrugës. Ai i binte kitarës në pedonale dhe priste që qytetarët t’i hidhnin ndonjë të hollë për të ndihmuar katërputroshët.
    Ardian Ismajli
    I dyti në listë është Ardian Ismajli. Ai është në këtë listë, pasi na tregoi se sa e rëndësishme është nëna. Ismajli, pas mbarimit të ndeshjes me Poloninë, veprimin e parë që bëri ishte përqafimi i nënës. Ai shkoi jashtë fushe dhe përqafoi me mall nënën e tij, e cila e uroi për fitoren.
    Polici i rrugores
    I treti është polici i rrugores në Tiranë, i cili ndihmoi të moshuarin që të kalonte rrugën. Ai ndaloi qarkullimin e makinave, mori të moshuarin prej krahu dhe e kaloi në anën tjetër të rrugës.
    Mërgim Vojvoda
    I katërti në listë është Mërgim Vojvoda, futbollisti i kombëtares së Kosovës, i cili nuk u tremb aspak nga ulërimat e rumunëve që thërrisnin fort “Kosova është Serbi”. I qetë dhe i guximshëm ai bëri shqiponjën me duar përballë tyre.
    Shqiptarët në Greqi
    Të pestët në listë janë shqiptarët në Greqi, të cilët me gomonen e tyre shpëtuan 800 grekë nga përmbytjet që përfshinë zonën e Larisës në Greqi. Të gjithë i pamë videot, ku shqiptarët mbanin mbi supe të moshuar grekë që i nxirrnin nga uji.
    Turistet nga Ukraina
    Turistet nga Ukraina, të cilat morën nismën për të pastruar plazhin në Vlorë. Ato pastruan çtë gjenin në breg të detit. Plehrat ishin lënë aty nga qindra pushues shqiptarë.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I shtati në listë është zjarrfikësi i Tiranës, i cili me një litar të lidhur në brez, hyri nga ballkoni për t’i ardhur në ndihmë një të moshuare që ishte bllokuar brenda banesës. Edhe pse në kushte të këqija ai nuk u mendua dy herë për këtë veprim.
    Afrim Bunjaku
    I teti në listë është efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas dy fëmijë.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu që qëllonte me armë macet
    I pari në listë është i riu që dilte nëpër Tiranë dhe qëllonte me armë macet. Ai u procedua nga policia, teksa u mësua se ishte në bashkëpunim me një person tjetër.
    Gëzim Kalia
    I dyti është lezhjani, Gëzim Kalia, që i jepte hashash një të mituri. Për më tepër ai e filmonte këtë veprim dhe e postoi në Tik-Tok. Sipas të riut, kush pi hashash në atë moshë është gangster. Pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ai u arrestua.
    Tan Gjyla
    I treti është Tan Gjyla i Lushnjes. Ai është për herë të dytë në këtë listë, por për të njëjtën arsye. Tan Gjyla u filmua teksa torturonte qenin e tij. Ai e hidhte me forcë në shatërvanin në qendër të qytetit.
    Edukatoret që dhunuan fëmijën
    Edukatoret që dhunuan fëmijën në Kosovë, në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë”. Në kamera u panë që ato tërhiqnin zvarrë fëmijën dhe e godisnin atë.
    Klered Bozhani
    I pesti është Klered Bozhani, 42-vjeçari, i cili qëlloi me armë efektivin e repartit “Shqiponja”. Ky i fundit ishte duke i bërë kontroll Bozhanit, por ai e qëlloi me armë. Fatmirësisht, efektivi i policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
    Nëna që i jepte hashash fëmijës
    E gjashta është nëna që i jepte hashash fëmijës të porsalindur. Ajo e postonte atë me krenari në Tik-Tok.
    Tre hajdutet nga Elbasani
    Në listë janë edhe tre gratë nga Elbasani, që kishin një skemë për vjedhje në disa dyqane. Dy prej tyre hiqeshin sikur blinin dhe tjetra vidhte produkte çfarë të mundte.
    Milan Radojiçiç
    Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit