“Kuçedra” e tenderave Shpresa Joanidhi nuk ndalet, “kullufit” 350 MLN me një dorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.09.2023, 22:28

“Kuçedra” e tenderave Shpresa Joanidhi nuk di të ndalet aspak miq! Kjo zonjë që nuk ka lënë tender pa marrë vazhdon e qetë “punën” e saj në koleksionimin e tyre pavarësisht se është arrestuar më parë për mashtrim ndaj shtetit.

Kujtojmë se në vitin 2019 Shpresa Joanidhi është arrestuar bashkë me disa biznesmenë të tjerë për akuzën e rëndë të mashtrimit nëpërmjet Tatimit të Vlerës së Shtuar. I gjithë grupi i tyre u akuzua nga ana e prokurorisë si shkaktarë të dëmeve që kapnin vlerat e disa miliona eurove ndaj shtetit shqiptare.

Madje për këtë shkak Shpresa Joanidhi ndryshoi edhe emrin e kompanisë nga "SHPRESA" SHPK" ne "DION-AL". Që prej atij momenti ajo vazhdon e qetë të “kullufisë” tendera njëri pas tjetrit. Rasti më i fundit është ky që do t’ju paraqesim sot.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-71596-06-05-2023 dhe me objekt “LOTI 2 – Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Repartin Ushtarak nr.1040 (ROS), Zall-Herr”. Kjo procedurë është organizuar nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara.

Fondi limit është caktuar në shifrën 35,592,158 lekë të reja pa TVSH ose rreth 430 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shfletojmë dokumentacionin e tenderit shikohet se kemi të bëjmë me një tender pa konkurrencë, pasi ka marrë pjesë vetëm një kompani. Pikërisht “DION-AL” sh.p.k e Shpresa Joanidhit.

Oferta e saj është 29,043,400 lekë të reja pa TVSH ose gati 350 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 82% e fondit limit duke rritur më tej dyshimet se fituesi dihej që në fillim. Epo, urime Shpresa! I ngrënç gëzuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit