Drita misterioze para tërmetit, pas Shqipërisë, edhe në Marok

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.09.2023, 16:28

Ashtu si ndodhi në Turqi, apo Shqipëri, drita të pazakonta janë parë edhe në qiellin e Marokut disa minuta para nisjes së lëkundjeve të tokës që morën 2100 jetë njerëzish.

Një tërmet me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter goditi Marrakeshin, qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma, duke rrafshuar një numër të konsiderueshëm godinash.

Pamjet tregojnë sesi drita të çuditshme shfaqen në qiell, 3 minuta përpara se të ndihej tërmeti.

Shkaku i këtij fenomeni nuk dihet ende.

Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi në fillim të këtij viti. Një teori për këto “drita tërmetesh” thuhet se reflektojnë stresin tektonik, aktivitetin sizmik në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit