Dita që ‘gjunjëzoi’ Amerikën, si e ndryshoi botën 11 Shtatori?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.09.2023, 11:20

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, SHBA u sulmua si kurrë më parë, duke gjunëzuar atë që shihej si një perandori e paprekshme. Një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht një nga kullat Qendrës Botërore të Tregtisë duke ndryshuar rrjedhën e historisë botërore dhe duke u bërë shkak për nisjen e luftërave të SHBA në Lindjen e Mesme.

Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër u përplas për kullën e dytë. Kullat u përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve. Në total, 2.977 njerëzvdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida – një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani. Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”.

Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera. Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit