Grubi: E vetmja rrugë për zhvillim ekonomik dhe standarde europiane

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2023, 16:31

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi në deklaratën e tij të fundit për media ka kërkuar nga partitë politike dhe deputetët mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si pengesa e vetme në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Shpresojë se të gjithë të kyçurit në këtë proces do ta kapërcejnë veten dhe agjendat e tyre për politika ditore, veçanërisht deputetët në Parlament dhe do ta mbështesin procesin e Maqedonisë europiane. Vetëm kjo është e vetmja rrugë për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e standardeve tona me standardet europiane. Posaçërisht u bëj thirrje të gjithë deputetëve dhe gjitha partive politike parlamentare që sa më parë të ofrojnë mbështetje për një Maqedoni europiane”, nënvizoi Grubi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit