Shkolla 9-vjeçare në Vajkan të Fierit ‘pushtohet’ nga plehrat, burim infeksioni për nxënësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.09.2023, 20:41

Vitit i ri shkollor pritet të fillojë në datën 11 shtator, por në fshatin Vajkan të Fierit, shkolla 9-vjeçare "Kristo Vide" nuk është gati të presë nxënësit për mësim.

Themi këtë pasi së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ka mbërritur një denoncim i një qytetari, i cili me video, tregon papastërtinë që ka mbuluar shkollën.

Siç shihet nga pamjet, plehrat janë kudo rreth e qark shkollës duke u bërë burim për përhapje infeksioni që mund të rrezikojë shëndetin e nxënësve.

I irrituar, teksa shikon që shkolla qelbet nga plehrat, qytetari kërkon të dijë nëse Rama apo kryetari i Bashkisë së Fierit do të dërgonin fëmijët e tyre në këtë institucion arsimor.

Qytetari:

Pershendetje... ! Ketu jemi ne Fier ne fshatin vajkan . Dhe kjo eshte gjendja e shkolles 9 vjecare Kristo Vide si mendoni ju, a eshte normale te sjellim femijet ketu per arsim ? Kryeministri apo Kryetari i bashkis a do i sillnin femijet e tyre ketu?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit