Nuk ndalet Mirlinda, hedh 800 MLN “në hava” pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.09.2023, 21:16

Mirlinda Karçanaj vazhdon çdo ditë e lumtur të bëjë rrush e kumbulla paratë e AKSHIT. Duket se këtë e bën me një kënaqësi të veçantë dhe natyrisht me mbështetje nga lart pasi asnjëherë SPAK nuk e ka parë derën e institucionit të saj, pavarësisht se përmendet thuajse çdo javë për tenderat e saj të dyshimtë.

Është interesante se si ndonëse vlerat e shpërdoruara prej saj janë në nivele tepër të larta, askujt nuk i bën përshtypje. Megjithatë ne vijojmë punën tonë me denoncimin e tenderave të dyshimtë. Procedura e radhës është ajo me objekt “Mirëmbajtje dhe përmirësim i sistemit të integruar të informacionit për shëndetësinë (S.I.I.S) – për Spitalin Universitar të Traumës”.

Ky tender mban numrin e referencës REF-77107-08-09-2023 dhe ka si fond limit shifrën prej 65,500,000 lekësh të reja pa Tvsh ose gati 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re një detaj interesant. Tenderi është bërë me negocim, pa njoftim, pra në mungesë totale të konkurrencës.

Në të ka marrë pjesë vetëm një firmë, përkatësisht "ONI" në pronësi të Reshat dhe Indrit Koçkiçi. Kompania në fjalë ka ofruar vlerën 65,100,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Shikohet mjaft qartë që firma në fjalë ka ofruar thuajse të njëjtën shifër sa fondi limit. Natyrisht mungesa e konkurrencës ka bërë të mundur që firma në fjalë të marrë të gjithë “tortën”, sigurisht duke dorëzuar valixhen përkatëse në duart e Mirlindës. Dhe duke qenë se askush nga instancat hetuese nuk merren me AKSHIN, valixhet e Mirlindës duhet të jenë të panumërta tashmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit