“Ujku” i tenderave Shpëtim Cinga merr 800 MLN nga Ergys Verdho

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.09.2023, 20:00

Ergys Verdho del përsëri në pah. Tashmë prej kohësh në krye të KESH, Gysi nuk e ka harruar zakonin e vjetër. Ai shërben më së miri si një mashë e vërtetë për të shpërndarë paratë e popullit në duart e oligarkëve. Njëri prej tyre është edhe “ujku” i tenderave Shpëtim Cinga.

Ky i fundit nëpërmjet kompanisë së tij SHANSI INVEST nuk ka lënë kokërr tenderi pa marrë, nëse do të shpreheshim në gjuhë popullore. Rasti e do që Ergys Verdho të jetë “bamirësi” i radhës për t’i mbushur xhepat.

Kështu rezulton se Sh.A Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë ka organizuar tenderin e radhës me objekt: “FV impiant i ri 0.4kV i nevojave vetjake të përgjithshme të centralit, me dy hyrje 3200A dhe seksionator me automatike change-over e mbrojtje termomagnetike, dalje me kontroll manual 400A dhe 800/1000A, pajisur me mbrojtje termomagnetike”.

Ky tender me objekt kaq të gjatë, të madh e ka edhe fondin limit, përkatësisht 65,000,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por çfarë ka ndodhur? Nga dokumentat shikohet se kanë marrë pjesë vetëm 4 firma.

Nga këto ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Madje vlen të përmendet se njëra nga firmat ka ofruar gati 300 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi. Është plotësisht e qartë se një diferencë e tillë kaq e lartë është në rastin më të mirë humbje e pastër për shtetin.

Por nuk ka menduar kështu Ergys Verdho i cili pa mëdyshje ka shpallur fituese firmeën SHANSI INVEST të Shpëtim Cingës për vlerën 64,082,820 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dyshimet rreth tenderit shtohen më tej nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit. Rezulton se kjo vlerë është sa 98.6% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit