Që kur Lionel Messi u transferua te Inter Miami, e gjithë bota gëlonte e ishte shumë kureshtare mbi atë që do të bënte ai në MLS dhe sa do të përshtatej. Dikush që e ka ndjekur Messin gjatë gjithë karrierës së tij e kupton qartë se argjentinasi thjesht duhet të jetë i lumtur.
Nëse ai ndihet mirë bashkë me familjen e tij, mund të bëjë mrekulli. Nën “solarin” e njerëzve të Miamit Messi duket se ka gjetur alegrinë perfekte për të shkëlqyer. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, e gjithë Amerika mbajti frymën për të shijuar debutimin e “Pleshtit”.
Inter Miami must employ like 50 cameramen, because they have literally every fucking angle of Messi's goal, I wouldn't be surprised if they drop a drone shot next 😭pic.twitter.com/GefD7PeO4D
Ishte një ndeshje për Kupën e Ligës ndaj Cruz Azul, në stadiumin e Interit, i mbushur plot e përplot me tifozë e figura të mëdha të sportit e artit për të shijuar debutimit e një prej më të mëdhenjve të historisë. Dhe askush në atë stadium tashmë nuk mund të thotë se bileta e shtrenjtë nuk ia vlejti.
Pse? Sepse Messi hapi repertorin e tij të spektaklit dhe i dhuroi Amerikës një nga perlat e tij nga goditja e dënimit në një distancë prej rreth 27 metrash. Për më tepër ishte minuta e fundit dhe rezultati ishte 1-1, kur Messi mori përsipër atë ekzekutim dhe “zhduku” gjithë merimangat e portës së Cruz Azul.
MESSI'S FIRST GOAL FOR INTER MIAMI AND IT'S A GAME-WINNER 🤯
Debutim me spektakël i kampionit të botës, që golin e festoi me tre djemtë e tij. Ky ishte goli i 63-të me goditje dënimi në karrierën e Messit. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme debutoi një tjetër yll i madh evropian, Sergio Busquets, i cili vendosi t’i bashkohej Messit në MLS pas largimit nga Barça.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Çunat e Londrës
Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
Pushuesi në Velipojë
I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
Taksisti fisnik
I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
Zjarrfikësi i Tiranës
I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
I riu që ndihmoi qenin
I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
Qytetari që gjeti portofolin
I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
Zjarrfikësi nga Saranda
I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Mirela Kumbaro
E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
Pronari i ujit
I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
Babai ‘i çmendur’
I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
Alfred Peza
Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
Frida Krifca
Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
Turistja hajdute
E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
Arian Mema
I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.