Rrahim Spahiu i jep 475 MLN lekë Kupës nga ujësjellësi i dy fshatrave që u thanë fare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2023, 12:08

Në këto ditë të nxehta edhe në zonat malore temperaturat shënojnë rreth 39 gradë. Por, me shumë ndërhyrje të bashkive, disa fshatra nuk kanë më as ujin që vjen nga burimet natyrale as për të vaditur dhe as për të pirë. Kështu ka ndodhur me dy fshatrat Brezhdan dhe Ushtelence në Dibër, të cilët prej vitesh vuajnë mungesën e ujit.

Tani kryetari i Bashkisë, Rrahim Saphia, është kujtuar ë të ndërtojë sistemin e furnizimit, por që në fakt as për këtë verë nuk mbaron. Ai ka firmosur ditën e sotme tenderin me objekt “Furnizimi me ujë te pijshëm për fshatrat Brezhdan dhe Ushtelence Njesia Administrative Qender Tomin faza e dyte”, për të cilin do të shpenzohen 475 milionë lekë dhe kjo është vetëm njëra fazë.

Bashkia u vu në angazhim, pasi në të dy fshatrat ndodhen rreth 515 familje të cilat në këto ditë të nxehta po vuajnë për ujë të pijshëm. Por, këtu ka një problem sepse në kontratë thuhet që punimet do të zgjasin 6 muaj, me pak fjalë në fund të vitit mund të bëhet i mundur furnizimi me ujë.

Tenderë të tillë bëhen pa plan e në kohën e gabuar, pasi kryebashkiakë kanë gjetur biznesmenin e duhur për të mbyllur aferat. Në dokumentet e publikuara shohim se kontrata i është dhënë në shkelje të hapur të ligjit firmës “Kupa shpk”, në pronësi të biznesmenit të njohur Shkëlqim Kupa.

Oferta e Kupës nuk ka qenë e vetmja, edhe 2 firma të tjera kanë paraqitur interes për këtë garë. Madje shohim se oferta e 'LIENI VII' është më e lirë, por Spahiu e ka skualifikuar. Ai ka lënë për në fazën e dytë vetëm ofertën sa 98% të fondit limit, të paraqitur nga Kupa.

Dhe sot ka firmosur kontratën me Shkëlqimin si fitues, pa garë fare. Kupa njihet si një biznesmen që përlan fondet e bashkive sidomos për projektet e ujësjellësve, por pas tij flitet se qëndron një oligark edhe më i fuqishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Çunat e Londrës
    Të parët në listë për muajin korrik janë "Çunat e Londrës" në Has, që erdhën nga emigrimi dhe duke parë se pushteti vendor kishte harruar qytetin, ata vendosën vetë që të shtrojnë rrugën me asfalt. Me kontributet e tyre ata asfaltuan disa km rrugë në shërbim të komunitetit.
    Pushuesi në Velipojë
    I dyti është pushuesi në Velipojë, i cili pa që shumë plehra kishin pushtuar bregdetin. Kështu që ai mori një qese të zezë dhe filloi pastrimin. Edhe pse i vetëm, ai e ndërmorri këtë hap duke u bërë kështu shembull për të tjerët.
    Taksisti fisnik
    I treti është Zoti Metush, taksisti fisnik nga Tirana, i cili gjeti një portofol në makinën e tij dhe kërkoi t’ia dorëzonte të zotit. Ai shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe situata mori zgjidhje.
    Zjarrfikësi i Tiranës
    I katërti është zjarrfikësi i Tiranës, i cili pas zjarrit që ra në “Astir” vetëm me një palë shkallë, ai shpëtoi të moshuarin që kishte mbetur në katin e tretë. Edhe pse merr një pagë qesharake, ai bëri maksimumin për të zbritur të moshuarin, që po asfiksohej nga tymi.
    I riu që ndihmoi qenin
    I pesti është i riu që i jepte ujë një qeni endacak, në Tiranë, pasi termometri shënonte mbi 45 gradë celcius. Në muajin Korrik, në Shqipëri temperaturat qenë ekstremisht të larta dhe ky i ri mendoi edhe për këto kafshë që nuk kishin askënd pranë.
    Qytetari që gjeti portofolin
    I gjashti është qytetari, që gjeti një portofol dhe brenda tij kishte 1000 euro. Ai nuk u mendua dy herë dhe shkroi në redaksinë e JOQ ALBANIA për t’ia dorëzuar të zotit.
    Zjarrfikësi nga Saranda
    I shtati është zjarrfikësi nga Saranda, i cili falë vullnetit dhe pasionit për punën iu gjet pranë një nën bashkë me vajzën e mitur pasi këto kishin mbetur në ashensor. Ajo kishte telefonuar të gjithë përgjegjësit e mundshëm që merren me bllokimin e ashensorëve, por vetëm ky zjarrfikës bashkë me një koleg kishte shkuar. Gjithashtu, ai pati përplasje me drejtues të OSHEE, pasi kishin ndërprerë dritat dhe nuk i shqetësonte aspak fakti që brenda në ashensor ishte një vajzë e mitur bashkë me të ëmën. Kështu që ai shqeu derën e ashensorit, që nënë e bijë të mbusheshin me ajër.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Mirela Kumbaro
    E para në listë është ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. E preferuara e Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e Turizmit në vend dhe më shumë e kemi fjalën tek rojet bregdetare. Për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, shumë persona janë mbytur në plazhe. Kujtojmë këtu rastin e dhimbshëm, ku babai me dy djemtë e mitur u mbyt në plazhin e Vilbashtovës. Gjithashtu dhjetra qytetarë kanë denoncuar se kanë shkuar në plazhe ku nuk ka asnjë roje bregdetare.
    Pronari i ujit
    I dyti në listë është pronari i ujit në Gjinar. E kemi fjalën për atë zotërinë me makinën Benz, i cili kërcënonte banorët e zonës që të mos mbushin ujë, atje ku mbushnin të gjithë, pasi sipas tij e ka ai. Mirëpo uji është i të gjithëve. Gjithastu ai përdori edhe fjalë fyese ndaj banorëve.
    Babai ‘i çmendur’
    I treti është babai ‘i çmendur’, i cili zhyste pa pushim fëmijën në një pishinë të Tiranës, edhe pse i vogli qante me të madhe dhe sipas dëshmitarëve, po nxirrte edhe shkumë nga goja. Në lidhje me këtë rast nuk ka reaguar policia, por personat e pranishëm në vendngjarje, por jo vetëm, janë shokuar.
    Alfred Peza
    Alfred Peza, drejtori aktual i RTSH-së, i cili është kthyer në një Kapterr, pasi po shkarkon nga puna shumë persona në RTSH dhe ka emëruar miqtë e tij. JOQ Albania ka publikuar disa raste të punonjësve që janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe janë emëruar persona të afërt të Pezës.
    Frida Krifca
    Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, që ende nuk dihet se ku ka çuar fondet e Bashkimit Europian. Ajo është në këtë listë, pasi është përgjegjësja kryesore, që Bashkimi Europian ndërpreu fondet për fermerët. Sipas Komisionit Europian, korrupsioni është arsyeja e ndërprerjes së fondeve.
    Turistja hajdute
    E gjashta në listë është turistja hajdute, e cila vodhi telefonin e një punonjësi karburanti. Pasi makina që ajo udhëtonte ndaloi në karburant, ajo doli me shpejtësi nga makina dhe vodhi telefonin, pa e parë punonjësi i karburantit.
    Arian Mema
    I shtati në listë është ish-inspektori i tatimeve në Pogradec, Arian Mema, i cili ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare. Kjo e fundit, nga ngacmimi i 55-vjeçarit, humbi ndjenjat dhe përfundoi në spital.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit