Bale tregon “dritë-hijet” e Ronaldos: Nëse ne fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, vinte dhe përplasej

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.07.2023, 11:26

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më kërkues, që e ka më të vështirë se të gjithë të kënaqet. Ish-shoku i tij i ekipit, Gareth Bale, ka treguar prapaskena rreth sjelljes së tij në dhomat e zhveshjes ku tregon se nëse CR7 nuk shënonte, nuk ishte i lumtur edhe nëse ekipi fitonte thellë.

Duke folur në kanalin e “YouTube” të Martin Borgmeier në turneun e golfit “BMW International Open Pro-Am”, Bale u pyet për yllin portugez. “Ronaldo është djalë shumë i mirë, por shumë kërkues. Ai kishte momentet e tij. Për shembull, nëse fitonim 5-0 dhe ai nuk shënonte, ai hynte dhe i hidhte atletet me zemërim.

Është sikur ekipi juaj të fitojë në Kupën Ryder, por ti nuk ke marrë një pikë, kështu që je i zemëruar. Por ai është djalë i mirë, nuk kam pasur asnjë problem me të në asnjë moment. Shumë njerëz mund të kenë frikë se si është ai, por nëse e njihni, atëherë e kuptoni se është i mirë”, ka shtuar më tej Bale.

Ronaldo ka grumbulluar 31 trofe me klubet dhe Kombëtaren, si dhe ka fituar çmime të panumërta individuale. Portugezi në janar të këtij viti la Manchester United dhe u transferua te Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku ka arritur të sigurojë një kontratë prej 200 milionë eurosh në sezon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali dhe vajza, që shpëtuan këlyshët
    Në listë, të parët, janë djali dhe vajza, të cilët shpëtuan 6 këlyshë, që ishin hedhur në një pusetë. Djali gjeti një palë shkallë dhe i nxorru këlyshët e vegjël, ndërsa vajza u kujdes personalisht që ata të adoptoheshin dhe sot gëzojnë shëndet të mirë.
    I riu që pastron rrugët
    I dyti në listë është i riu nga Tirana, i cili nuk ka këmbët, por me zemrën e madh edhe shpirtin fisnik pastron rrugët e qytetit, që shpeshherë harrohen nga përgjegjësit. Videoja e tij, ku ai pastronte rrugën mori shumë komente pozitive.
    Klasa e XII në Elbasan
    Të tretët janë shokët e klasës së maturantit me aftësi të kufizuara, nga Elbasani. Ata e bënë maturantin të përjetonte emocione të veçanta, duke mos u ndjerë ndryshe nga të tjerët. Kërcimi i tyre në grup është një nga më të komentuarit, me qytetarë që kërkonin, që kjo klasë e maturantëve të futej në garën për heroin e muajit.
    I riu shkodran
    I katërti është i riu shkodran, që edhe pse i pastrehë dhe në kushte të vështira ekonomike, ushqen qentë e rrugës. Ai përpiqet gjithë ditën që të sigurojë bukën e gojës së tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të mendojë edhe për kafshën besnike.
    Emigranti shqiptar
    I pesti është emigranti shqiptar, i cili erdhi nga Italia dhe pa që në varrezat e fshatit të tij, askush nuk kishte ndërhyrë për t’i pastruar. Kështu që ai mori mjetet e punës vetë dhe bëri atë që pushteti vendor nuk e ka bërë.
    I riu që shpëtoi turistët
    I gjashti është shqiptari, i cili shpëtoi turistët në Kanionin e Osumit në Skrapar. Ky lajm na u bë me dije nga vetë turistët. Qytetari nga ajo zonë nxorri nga kanioni turistët që kishin ngecur në ujërat e lumit dhe po u rrezikohej jeta.
    Studenti i mjekësisë
    I shtati është studenti i mjekësisë, i cili nuk iu tremb aspak përballjes me dy ministret dhe rektorin e Universitetit. Ai ia përplasi në sy faktin që Universiteti i kësaj periudhe nuk i përket kësaj gjenerate, por gjeneratës tjetër. Ky student mori shumë duartrokitje, jo vetëm në sallë, por nga të gjithë që e dëgjuan në rrjetet sociale.
    Nazlie Selimaj
    E teta është infermierja shqiptare në Zvicër që shpëtoi nga mbytja një 4-vjeçar. Nazlie Selimaj, teksa ishte në pishinë ndërhyri në kohë për të shpëtuar jetën e një fëmije afgan.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Polici hajdut
    I pari në listë, është polici nga Shkodra, i cili u kap nga kamerat e një lavazhi duke vjedhur lekë në një makinë private. Në fillim efektivi i policisë e mohoi se i kishte vjedhur, por kamera e nxorri zbuluar. Tashmë ai është i pezulluar nga Policia e Shtetit.
    Aleko Myrtollari
    I dyti është Aleko Myrtollari, burri nga Korça, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, në sy të fëmijëve të mitur. Bashkëshortja e Myrtollarit, Marjola ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
    Eldjo Beko
    I treti është Eldjo Beko, djali i biznesmenit, i cili mashtroi shoqen e tij, duke i marre më shumë se dhjetë mijë euro, me premtimin se do i shiste një makinë të mirë. Beko vetëm e mashtroi dhe e reja e denoncoi rastin në JOQ.
    Anglezët hajdutë
    Rasti i katërt bën fjalë për çiftin anglez, të cilët vodhën shishen e alkoolit në një barr në Dhërmi. Ky veprim ka marrë shumë komente negative. Vjedhja është kapur nga kamerat e sigurisë.
    Nëna që vë në rrezik djalin
    E pesta është nëna, që nuk kujdeset aspak për djalin e saj. Përkundrazi ajo e filmon djalin e mitur duke drejtuar një automjet. Kjo e kënaq shumë nënën që e ka postuar edhe në rrjetet sociale, pa e marrë parasysh rrezikun.
    Pronari i hotelit në Himarë
    I gjashti është pronari i hotelit në Himarë, i cili terrorizoi turistet gjermane. Në gjendje të dehur, ai jo vetëm që nuk i mirëpriti turistet, por i terrorizoi ato duke i ngacmuar seksualisht. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Mësuesi pedofil
    I shtati është mësuesi nga Kosova, i cili puthi në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Valentin Selmanaj, gjeti të vetme vajzën e mitur dhe përfitoi nga ajo. Ai u arrestua nga policia e Kosovës.
    Faturino dhe shoferi i Green Line
    Rasti i tetë ka të bëjë me faturinon dhe shoferin e Green Line të cilët dhunuan me shkelma dhe grushta babë e bir. Babë e bir i kërkuan llogari punonjësve të linjës së urbanit se përse nuk i njoftojnë për stacionet ku ndalon autobusi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit, por mbetën të dhunuar rëndë. Policia u mjaftua vetëm me një procedim penal.
    Safet Gjici
    Kandidati i nëntë është Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit. Ai u filmua në zyrën e tij, teksa kryente seks oral, me një vajzë të quajtur Alma, e cila fill pas aktit kërkoi projektin e qenve. Gjici u vu në dispozicion që ajo ta merrte atë projekt, pasi përjetoi momente kënaqësie. Sot ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Erion Veliaj
    I dhjeti është Erion Veliaj, i cili ka urdhëruar policët bashkiakë që të përzënë të varfërit që kërkojnë lëmoshë pranë xhamisë së Et’hem Beut. Veliaj nuk i do të varfërit dhe këtë e ka treguar dhe me dhunën që ushtron ndaj tregtarëve në trotuare.
    Artan Tafani
    I njëmbëdhjeti është Artan Tafani, i cili vodhi më shumë se 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor. Veprimi i tij ka marrë shumë komente negative.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit