“Efekti JOQ”, pas denoncimit shtrohet “Qafa e Gjinos” në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2023, 19:49

Gjatë fundjavës publikuam dy denoncime të njëpasnjëshme për aksin rrugor Qafa e Gjinos në Sarandë.

Qytetarët të shqetësuar denoncuan në redaksinë tonë faktin se rruga është e pashtruar edhe pse ka kaluar një vit që kur kanë nisur punimet.

Ata thanë se në këtë aks ku kalojnë pafund turista, rruga është plot me pluhur dhe makinat mezi kalojnë.

Por ky denoncimi i publikuar në JOQ ALBANIA ka rezultuar efektiv pasi rruga është shtruar në njërin krah.

Qytetarët thonë se ky është efekti i JOQ pasi nëse do ta dinin se zgjidhja do ishte kaq e shpejtë do e kishin denoncuar më parë si problem.

Mesazhi i qytetarit:

Efekti JOQ dje ju nisa videon sot filloj asfalimi ta dinim e kishim nise me shpejt pritem nje vite kot. Ne prit sot prit neser iku viti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit