Çmendet moti, qytetarët heqin breshërin me lopata

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 29.05.2023, 19:41

Në lagjen "1 Maj" në qytetin e Kuçovës, rreshjet e shumta të shiut, pasuar me ato të breshërit, kanë bllokuar banorët. Pasditja e së hënës solli një mot të keq në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, ku shumë qytete patën probleme me vërshimin e ujit dhe të breshërit.

Në disa shihen banorët të cilët po mundohen të lirojnë hyrjet e banesave të bllokuara nga breshëri duke përdorur lopatat. Dëndësia e rreshjeve ka krijuar grumbuj të mëdhenj, të cilët kanë dëmtuar edhe disa prodhime bujqësore në fshatin Perondi.

Në disa banesa të tjera ka pasur vërshim uji në sasi të lartë ku është nevojitur ndërhyrja e strukturave lokale. Me pompa të ndryshme, punonjësit e zjarrfikseve kanë larguar ujin që ka përmbytur disa shtëpi. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kushtet e vështira atmosferike që kanë prekur Shqipërinë prej disa ditësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit