Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2023, 18:57

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në Patra, Greqi,

Mediat raportojnë se 30-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije të mitur po shkonte në punë kur u aksidentua me motor. Ai tentoi të parakalonte, kur për arsye ende të paditura u përplas me pjesën e pasme të një automjeti tjetër.

Shqiptari ka goditur fort kokën, duke humbur jetën në çast, ndërsa motori i tij ka dalë jashtë rrugës.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit