Përplasen dy automjete në aksin Korçë-Kapshticë, 1 viktimë dhe 7 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2023, 18:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve tip “Benz” dhe “Ford”, ka humbur jetën një grua me iniciale M.M rreth 50-vjeçe.

Ndërkohë janë plagosur rëndë 7 persona, 2 drejtuesit e mjeteve dhe 5 pasagjerë. Për shkak të gjendjes së rënduar pritet transportimi i tyre drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit