Kërkohej prej dy ditësh, gjendet pa shenja jete 59-vjeçari në Lushnje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 15:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plug, Lushnje. Mësohet se sot, është gjetur pa shenja jete në një kanal të fshatit, shtetasi me iniciale A. K., 59 vjeç. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi kishte që në datë 27 maj që ishte larguar nga banesa. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Policia:

Lushnjë/informacion paraprak Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023. Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit