Ishte duke bërë plazh, turisti goditet nga rrufeja dhe humb jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 14:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën detare të Agia Agatha në Greqi. Një turist britanik 26-vjeçar, i cili po merrte rreze dielli në plazh ka humbur jetën ditën e sotme në Rodos pasi u godit nga rrufeja.

Turisti ka qenë në ujë kur binte shi dhe pavarësisht apeleve të turistëve të tjerë për të dalë, ai ka mbetur në det. Ambulanca ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe me ndihmën të tjerëve, i riu 26-vjeçar është dërguar në tokë ku ekipet e shpëtimit kanë luftuar për ta mbajtur në jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit