I shkoi rroga mbi 3800 EURO, Begaj firmos dekretin për pagat dhe thyen ‘rekordin’ në rajon

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2023, 11:29

Ndërsa ka mbetur i kënaqur me faktin që ligjvënësit ia çuan rrogën në 3.8 milionë lekë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar pa humbur kohë ligjin për rritjen e pagave minimale, një pjese të niveleve drejtuese të administratës, si dhe deputetëve dhe ministrave.

Me këtë ligj të aprovuar dhe nga vetë presidenti paga e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Ndërsa Bajram Begaj mban kurorën, sepse me hyrjen në fuqi të këtij ligji ai bëhet presidenti më i paguar në rajon. Me përfitimin mujor që rritet nga 2. 3 milionë lekë në 3860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3500 euro në muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit