Italianët mbledhin fonde për Teftën dhe djalin 5-vjeçar, të afërmit e Taulantit e kërcënojnë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.05.2023, 10:38

Italianët kanë nisur të mbledhin para për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar, që tashmë janë në kërkim të një shtëpie, për të nisur edhe një herë jetën nga e para. Kjo iniciativë ka nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare.

Siç dihet, Tefta i shpëtoi sulmit të ish-bashkëshortit të saj, Taulant Malaj, i cili vrau vajzën 16-vjeçare, Xhesika dhe fqinjin 51-vjeçar, Massimo De Santis, me të cilin autori dyshonte se e tradhtonte gruaja e tij. Aktualisht Tefta ndodhet në një vend larg Torremaggiore për arsye sigurie.

Raportohet se ajo ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga të afërmit e ish-burrit të saj dhe komente të shumta urrejtjeje. Ajo ka kërkuar të mos kthehet në shtëpinë ku mbeti e vrarë vajza, pas atij sulmi gjakatar të Taulantit, i cili kishte shfaqur prej kohësh gjeste xhelozie dhe dyshime tradhtie.

NGJARJA – 45-vjeçari Taulant Malaj është autori i dy vrasjeve të rënda. Fillimisht ai vrau në hyrjen e pallatit fqinjin italian Massimo De Santis, të cilin e goditi me rreth 20 goditje me teh çelësi. Ai u qëllua në gjoks, bark dhe kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Më pas shkoi në shtëpi për të vrarë gruan, por ishte vajza, që i doli përpara babait për të mbrojtur të ëmën, por mbeti e vdekur. Djali 5 vjeç ishte fshehur pas divanit dhe nuk u lëndua, ndërsa Tefta u plagos. Ishte vetë ajo që ngriti alarmin duke njoftuar policinë, që ndaluan autorin ende të gjakosur.

Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan e tij në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. 45-vjeçari, i cili punonte si bukëpjekës kishte dyshime se italiani dhe gruaja e tij kishin një lidhje intime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit