U akuzua për spiunazh, Mikhail Zorin erdhi në Shqipëri si i rekrutuar nga inteligjenca ruse

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 07:42

Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec më 20 gusht, tentuan të futeshin në uzinën e armëve në Gramsh, teksa sulmuan ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka.

Mësohet se Zorin, i cili u akuzua për spiunazh, ka pranuar që është rekrutuar nga agjencia ruse e inteligjencës FSB. Ai ka ka pranuar se është paguar për të fotografuar objekte të ndryshme në Shqipëri.

“Kam hyrë në Shqipëri me biçikletë nga Mali i Zi. Kam ardhur me detyrën për të fotografuar disa vendndodhje, që më pas i nisja me telegram. Kam shkrepur fotografi në Bovillë, Poliçan, Patos dhe Gramsh”, shprehet Zorin.

Zorin sipas të dhënave të sistemit "TIMS", hyri në Shqipëri nga Muriqani, teksa për të ishte hera e parë dhe sipas të dhënave, kaloi kufirin në datën 30 korrik 2022, ora 20:04.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit