Moti i keq godet sërish Italinë! Anija me turistë përmbyset, ka viktima

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2023, 22:58

Moti i keq i pasdites së sotme ka shkaktuar një tragjedi në ujërat e liqenit Maggiore, Varese, Itali.

Mediat italiane raportojnë se një varkë 16 metra e gjatëme njëzet e pesë persona në bord u përmbys. Varka kishte dalë pasdite me 23 turistë të cilët kishin për qëllim të festonin ditëlindjen në liqen. Por rreth orës 19:00, anija u përmbys për shkak të motit të keq.

Katërmbëdhjetë prej pasagjerëve arritën në Piccaluga dhe u shpëtuan: gjashtë prej tyre u dërguan në spital, njëri prej tyre, shtetas i huaj, ka gjetur vdekjen ndërsa katër të tjerë janë ende të zhdukur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit