Uji në Venecia bëhet i gjelbër, shkaku nuk dihet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2023, 21:26

Uji në kanalin kryesor të Venecias u kthye në të gjelbër fluoreshente ditën e sotme.

Agjencia rajonale e mbrojtjes së mjedisit mblodhi mostra të ujit të ngjyrosur me ndihmën e zjarrfikësve. Ekspertët e agjencisë tani po hetojnë për shkakun e ndryshimit të ngjyrës.

Ndryshimi i ngjyrës, sipas hetimeve paraprake u shkaktua nga një lloj ngjyre që përdoret shpesh për të gjurmuar rrjedhjet e ujit. Policia tha se uji nuk përbënte kërcënim për shëndetin e banorëve lokalë.

Uji i gjelbër i ndezur shtrihej nga Ura e Rialtos deri në një pjesë të Kanalit të Madh. Kreu i rajonit Veneto, Luca Zaia, tha se ngjyra e gjelbër u raportua fillimisht nga banorët vendas. Ndërkohë që asnjë person apo grup nuk mori përgjegjësinë për gjelbërimin e Kanalit të Madh.

Vlen të thuhet se fundjavën e kaluar, një grup ambientalist përdori qymyr për të bërë të zi ujin e shatërvanit Trevi në Romë për të protestuar ndaj politikave të qeverisë për klimën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit