Erdogan rizgjidhet president i Turqisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.05.2023, 20:21

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll, Erdogan tha se Turqia është fituesja e vetme, duke shtuar se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit kanë fituar.

Me këtë fitore është hapur dera e “Shekullit të Turqisë”, theksoi ai.

Fjalimi i tij erdhi pasi rezultatet jozyrtare treguan se ai kryeson me 52.12 për qind të votave me 98.2 për qind të votave të numëruara. Kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu mori 47.88 për qind të votave.

"Vullneti juaj është bërë fuqia e palëkundur dhe e pandryshkshme e Turqisë në kutinë e votimit," shtoi Erdogan.

Më shumë se 60 milionë njerëz u regjistruan për të votuar, përfshirë 4.9 milionë votues për herë të parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit