Juliana Memaj e Dimalit po helmon qentë në mandatin e dytë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.05.2023, 17:33

Bashkitë në Shqipëri vijojnë të helmojnë qentë endacakë. Tenderat për strehimin katërputroshëve avullojnë në xhepat e biznesmenëve që financojnë fushatat e kryebashkiakëve. Edhe në ato raste kur strehat ngrihen, janë vetëm si objekte pa kushtet më minimale për të strehuar qentë.

E në këto kushte bashkitë i bien shkurt, duke i helmuar qentë endacakë. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa foto nga Ura Vajgurore. Juliana Memaj sapo u konfirmua në mandatin e dytë si kryebashkiake, duket se ka nisur të bëjë të njejtën gjë si kolegët e saj.

Qytetarët ngrenë akuza se qentë endacakë po helmohen nga punonjësit e bashkisë. Ata kanë parë disa qenë të ngordhur këtë të diel, duke ngritur dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Qentë endacakë janë fotografuar në hyrjet e pallateve dhe banesave private.

"Po të sjell këto foto, i ka helmuar Bashkia e Urës Vajgurore qentë" – shkruan një qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit