Grushte dhe sende të forta ndaj 64-vjeçarit, procedohen në gjendje të lirë tre persona në Pogradec

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 17:03

Një sherr me grushte dhe sende të forta mes 3 personave dhe një 64-vjeçar ka ndodhur në Pogradec. Shtetasit me iniciale K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, dhe P. C., 59 vjeç, gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar. Policia ka proceduar penalisht 3 personat.

Njoftimi i Policisë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti në fshatin Gështenjas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 64-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit