Zgjedhjet në Turqi/ Çifti ndërpret ceremoninë e martesës dhe shkon për të votuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 15:44

Sot në Turqi, qytetarët atje po votojnë në balotazhin presidencial. Janë rreth 60 milionë shtetas turq që do i drejtohen qendrave të votimit.

Në balotazh, presidenti aktual Erdogan po përballet me kandidatin opozitar Kemal Kılıçdaroglu.

Ndër votuesit që kanë votuar deri tani, në sy ra një grua që mori me vete qengjin e saj, e cila u filmua dhe videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Vëmendje mori edhe një burrë e grua që ndërprenë ceremoninë e martesës dhe shkuan për të votuar.

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, më shumë se 1,92 milionë persona kanë votuar deri tani, teksa 4,9 milionë qytetarë votojnë për herë të parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit