Vdekja misterioze e 4 rusëve në hotelin në Golem, pezullohen hetimet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 11:17

Në Golem në tetor të vitit 2021 u gjetën pa shenja jete brenda saunës së një hoteli dy gra dhe dy burra. Konkretisht viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Nataliia dhe Sergei Burenkov përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Personat në fjalë u gjetën të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz dhe ishin pjesë e grupi rusësh dhe ukrainasish që kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, por gjetën vdekje nga rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet lidhur me rastin, për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit