U shpall kampion në La Liga 2, Uzuni i propozon për martesë në fushën e blertë të dashurës së tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 10:32

Pasi u shpall kampion me Granadën në La Liga 2, sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni, shënoi edhe golin e tij të jetës. Mbrëmë, Uzuni, golashënuesi më i mirë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll me 23 gola, u ul në gjunjë në fushën e blertë dhe i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Uarda tha “po” kur Uzuni nxori unazën e fejesës dhe ia vuri në gisht, teksa tashmë pritet që çifti të shkojë drejt altarit. Çifti u duartrokit nga kolegët, stafi i klubit dhe tifozët, ndërsa në fushë u krijua një moment romantik për Uzunin dhe Uardën. Jo vetëm trofeun e kampionit dhe të golashënuesit, por Uzuni tashmë shënoi gol edhe në dashuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit