Nis fushata e qeverisë britanike për pengimin e emigrantëve shqiptarë, reklamat në shqip

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 09:19

Në Mbretërinë e Bashkuar, Home Office ka nisur një fushatë për të penguar emigrantët shqiptarë të shkojnë në Angli. Reklamat në Facebook dhe Instagram janë në shqip dhe paralajmërojnë se emigrantët do të përballen me ndalim dhe largim nëse shkojnë në Londër.

Qeveria britanike bën me dije javën e ardhshme, do të bëhen të qarta të gjitha rreziqet me të cilat do të përballen emigrantët që zbarkojnë në Angli me gomone apo kamionë. Sipas Home Office, Shqipëria është një vend i sigurt dhe shumë shtetas po udhëtojnë nëpër vende të shumta për të bërë udhëtimin në MB përpara se të bëjnë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrijnë.

Fushata vjen pas fushatës në rrjetet sociale e nisur nga qeveria britanike në gusht të vitit të kaluar. Ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha se fushata do të punojë në mënyrë proaktive në burim përpara se njerëzit të nisen në udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme.

Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në MB në vitin deri në mars 2023, me 13,714 aplikime nga shtetas shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit