Merrnin vajza nga Moldavia dhe i shfrytëzonin për prostitucion, në pranga shqiptari dhe moldavja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 22:50

Një 33-vjeçar shqiptar dhe një moldave 35-vjeçe janë arrestuar në Caserta, Itali pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, skllavërim dhe zhvatje.

Mediat italiane raportojnë se të dyshuarit rekrutonin vajza të reja nga Moldavia, i vendosnin në ndërtesa në provincën e Caserta-s dhe i detyronin të kryenin prostitucion.

Hetimi i nisur nga denoncimet e disa viktimave që kishin arritur t'u shpëtonin torturuesve, bëri të mundur zbardhjen e aktivitetit të tyre. Shqiptari dhe moldavja nga shtatori 2019 deri në janar 2023, kishin rekrutuar të paktën 4 të reja duke i marrë në Itali.

Nëpërmjet ofertave false për punë si kamariere me shpenzimet e udhëtimit të paguara, ata kishin arritur të mashtronin vajzat. Por sapo mbërritën në Caserta, vajzat zbuluan se nuk kishte asnjë ofertë pune.

Nga hetimet u zbulua se dy vajzave iu vodhën pasaportat, u ndanë në shtëpi për të prostituar vetëm, u detyruan të vishnin veshje të caktuara dhe paratë e fituara ia dhanë tutorit shqiptar dhe moldaves.

Këta dy të fundit ndodhen tani në burgjet e Santa Maria Capua Vetere dhe Pozzuoli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit