Shkoza përmbytet nga shiu, kalohet vetëm me varka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 21:04

Kushtet atmosferike kanë qenë të paqëndrueshme në vendin tonë prej disa ditësh.

Tirana si kryeqytet që është e ka treguar më së miri gjendjen skandaloze të sistemit të kanalizimeve e kullimeve.

Mjaftojnë 5 minuta shi që rrugët e kryeqytetit të kthehen në lumenj ku kalimi bëhet vetëm me varka.

Edhe në Shkozën ku kryebashkiaku Veliaj reklamon asfaltin elektoral, rrugët janë përmbytur nga reshjet e shiut që ranë pasditen e sotme.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje që tregojnë se si rrugët janë kthyer në “lumenj” ndërsa nuk mungojnë edhe inertet e dheu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit