Emigrantët sulmojnë me gurë policët në Calais, ishin nisur për Angli me gomone

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 18:44

Një grup emigrantësh që shpresonin të arrinin në Britani kanë sulmuar forcat franceze të sigurisë që po patrullonin një plazh pranë Calais.

Mediat raportojnë se emigrantët kanë goditur me gurë automjetin e tyre derisa u përmbys dhe më pas sulmuan oficerët e bllokuar brenda.

Tre anëtarë të xhandarmërisë u plagosën në Oye-Plage jashtë Calais në bregun verior të Francës.

Pas incidentit, 38 emigrantë u arrestuan të cilët kërkonin të kalonin Kanalin me një gomone për në Britani. Xhandarët kishin qenë duke patrulluar në plazh me automjete terreni kur emigrantët i gjuajtën me gurë. Xhami i përparmë i një prej makinave të tyre u thye përpara se automjeti të kthehej në rërë 'duke bërë që ajo të rrokulliset'.

Emigrantët vazhduan sulmin e tyre ndaj tre oficerëve të ngecur në makinë "para një ndërhyrjeje të shpejtë nga kolegët e tyre për t'i liruar". Oficerët kanë marrë plagë, përfshirë në kokë, por nuk janë shtruar në spital.

Westminster ka akuzuar vazhdimisht Parisin se nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin me varka të vogla, ndërsa zyrtarët francezë këmbëngulin se ata kërkojnë t'i ndalojnë ata në breg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit