Do të trafikonin 11 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohe Perlika dhe Tosuni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 16:39

Policia ka arrestuar dy persona, konkretisht shtetasit Fran Perlika dhe Neritan Tosuni. 55-vjeçari nga Rrësheni dhe 25-vjeçari nga Tirana u vunë në pranga në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit. Perlika u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh kanabis të riut.

Rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi. Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për goditjen e një tentative për tregtim të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë, në tentativë për të shitur/blerë sasinë e lëndës narkotike, 2 shtetas.

Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, shuma parash dhe celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër krimeve në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të tregtimit të lëndës narkotike cannabis sativa, me qëllim trafikimin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve F. P., 55 vjeç, banues në Rrëshen dhe N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N. T.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit