Makina në Berat përplas 68-vjeçarin te vijat e bardha, i moshuari në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 16:00

Një aksident me një të plagosur është regjistruar gjatë ditës së sotme në Berat.

Një makinë ka përplasur një të moshuar, i cili po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Çelepias, ku mjeti Volswagen ka përplasur një 68-vjeçar.

Ky i fundit i identifikuar si Agim Mingu është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I moshuari ndodhet në sallën e operacionit dhe në gjendje kritike, teksa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit