Ferma e kanabisit në Krujë, zbardhen telefonatat: Ishalla i mbron Allahu, është ngritur avioni

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.05.2023, 13:23

Në Krujë vetëm para pak ditësh u bënë disa arrestime, teksa të dyshuarit janë nën akuzën për kultivim kanabisi, pasi policia pikasi fermën e tyre në malësinë e këtij qyteti. Ata kanë mësuar përmes medieve për aksionin e policisë dhe kontrollet nga ajri dhe në bisedat e zbardhura na policia, i luten Zotit që të mos i gjejë policia.

Sot jepet masa për 13 personat, për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati. Nga hetimi tre-vjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi në Krujë, si dhe kanë shitur një sasi të konsiderueshme kanabisi.

PËRGJIMI

Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?

Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje

Bujar Sefa: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…

Asim Pulaci: Dro ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.

Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.

Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien.

Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?

Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastrioti.

Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.

Asim Pulaci:

Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.

Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.

Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.

Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.

Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.

Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.

Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit