Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë, burg për Habib Rexhën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 13:35

Është lënë në burg Habib Rexha, i cili vrau Arian Gosën në Kavajë, teksa shoku i tij Ervis Kurti është lënë në arrest shtëpie.

Kurti dyshohet se e ka ndihmuar Gosën të largohet nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin.

Ndaj Kurtit rëndon akuza për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Gjatë seancës, Habib Rexha ka mohuar që vrasjen ta kishte kryer për motive gjakmarrje me argumentin se vëllai i tij,

Altin Rexha dhe Edmond Gosa, vëllai i viktimës, u vranë me njëri tjetrin pas sherrit që patën në 29 mars.

Rexha vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit