17-vjeçari konfliktohet me mësuesin, nxjerr armën dhe e qëllon në këmbë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 12:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 17-vjeçar do të dërgohet në Prokurorinë për të Mitur të Athinës. I riu nxënës i shkollës së mesme të 2-të në EPAL Oropou, akuzohet se ka qëlluar me pistoletë mësuesin e tij 36-vjeçare, ditën e premte, 26 maj, gjatë pushimit.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes mësuesit dhe nxënësit. Sherri ka agravuar dhe ka bërë që nxënësi të nxjerrë një pistoletë dhe të qëllojë në këmbën e majtë mësuesin. Mësuesi më pas shkoi në Departamentin e Sigurisë në Oropou dhe denoncoi ngjarjen, ndërsa menjëherë më pas 17-vjeçari u arrestua.

Ndërkohë edhe prindërit e tij, të dy 51 vjeç, u arrestuan për neglizhencë të mbikëqyrjes ndaj një të mituri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit