Tiranë/ 44-vjeçari hidhet nga kati i 15-të, vdes në vend

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.05.2023, 12:14

Një 44-vjeçar nga Tirana është hedhur nga kati i 15 i një ndërtese. Policia njofton se ai ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është hedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.

Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit