Policët ‘kapen’ me shitësit ambulantë në Institut/ “Gangsterët e lali Erit heqin bukën e gojës së çdo njeriu të mundshëm”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 11:33

Përndjekja e shitësve ambulantë nga policia e Lali Lekut është një panoramë që shihet çdo ditë në zonat e Tiranës. Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksi një video ku shihet se si policët bashkiakë “kapen” me shitësit ambulantë në zonën e Institutit.

Qytetari shkruan se gangsterët e Lali Erit u heqin shitësve ambulantë bukën e gojës dhe u marrin edhe ato pak të ardhura ditore, që mund të sigurojnë për fëmijët e tyre. Shitësit ambulantë, që zgjohen në pikë të mëngjesit, për të shitur domate, shalqinj apo speca e kastravecë, për të çuar dy lekë në shtëpi në fund të ditës, janë një pjesë e shoqërisë që shënjestrohen shpesh herë nga policët bashkiakë.

Qytetari:

Ja dhe gangsterët e institutit qe i heqin bukën e gojës çdo njeriu t’mundshëm derisa t’dalin me atë t’veten qe t’përfitojnë diçka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit