Po bënte video për TikTok, 17-vjeçari rrëzohet nga ura dhe humb jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 08:23

Një tragjedi ka ndodhur në Los Anxhelos të SHBA-ve. Mësohet se një 17-vjeçar është rrëzuar nga një urë teksa po ngjitej për të bërë një video në rrjete sociale.

I riu u rrëzua ndërsa ngjitej në një nga harqet e urës për të postuar një video në mediat sociale. Këtë e ka bërë të ditur shefi i policisë së Los Anxhelosit, Michel Moore .

“Ai vend ka krijuar një krenari të madhe në Los Anxhelos, por, fatkeqësisht, ka shërbyer edhe si sfond për tragjedi si kjo”, shtoi Moore.

Ura prej 588 milionë dollarësh, e cila u hap në korrik, është mbyllur disa herë për shkak të vandalizmit dhe marifeteve.

Në janar, një burrë vdiq teksa filmonte një video po për rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit