Po bënte “selfie”, zyrtari than rezervuarin për të gjetur telefonin që i ra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 00:33

Një zyrtar qeveritar në Indi është pezulluar pasi ka urdhëruar që të thahet një rezervuar për të gjetur telefonin e tij.

U deshën tre ditë për të pompuar miliona litra ujë nga diga, pasi Rajesh Vishwas humbi telefonin duke bërë një selfie.

Në kohën kur u gjet, telefoni ishte prishur dhe Vishwas u justifikua duke thënë se telefoni përmbante të dhëna të rëndësishme të qeverisë dhe kishte nevojë për të. Por ai është akuzuar për keqpërdorim të pozicionit të tij.

Zyrtari humbi telefonin e tij Samsung, me vlerë rreth 1,200 dollarë, në digën Kherkatta, në shtetin qendror indian të Chhattisgarh, të dielën. Ai tha se kishte leje verbale nga një zyrtar për të derdhur "pak ujë në një kanal aty pranë", duke shtuar se zyrtari tha se "në fakt do të përfitonin fermerët që do të kishin më shumë ujë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit